Hiqni qafe sheqerin me vetëm dy hapa!

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 17:18
Hiqni qafe sheqerin me vetëm dy hapa!

S heqeri nuk ndikon mirë në peshë, e as në shëndetin tonë në përgjithësi. Ekspertët sjellin këshilla se si ta shmangni sasinë e tepruar të sheqerit në organizëm.

KAFEJA

'Kafeina dhe sheqeri në kombinim do të shkaktojnë varësi në krahasim kur konsumohen ndaras, thotë endokrinologu Robert Lustig. Nëse jeni mësuar që kafenë apo çajin ta pini të ëmbël, provoni që sheqerin ta zëvendësoni me qumësht me yndyrë. Pos kësaj, qumështi i yndyrshëm mund të dhurojë ndjenjën e të qenit të ngopur. Po ashtu, duhet shmangur ëmbëltuesit artificialë, sepse ata shtojnë dëshirën për ushqim të ëmbël.

GJELLËT E GATSHME

Është e befasishme se si midis burimeve më të mëdha të sheqerit gjenden edhe jogurti, salcat e gatshme, si dhe disa lloje të keçapit dhe majonezat. Do të ishte mirë ta largoni nga menyja ushqimin e gatshëm, gjithçka që vjen në paketim të qelqtë apo në pako, edhe nëse posedon më shumë se pesë përbërës.

(Kosova Sot Online)