Lëngu që kthen në jetë

  • 22 May 2015 - 08:42
Lëngu që kthen në jetë

Edhe një pije nga kuzhina e doktor Oz-it, pije që sipas fjalëve të tij duhet ta konsumoni së paku një herë në javë, e nëse mundeni çdo ditë, atëherë edhe më mirë. Është e pasur me vitamina dhe fibra të shëndetshme dhe nuk ka shumë kalori. Pak apo më shumë sasi nuk do të bëjë dëm. Në fund do të duhej të fitonit rreth 1 litër të këtij lëngu. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender, i përzieni mirë dhe menjëherë e shërbeni.

Përbërësit:

Dy pjesë spinaq (është i shëndetshëm për tru), gjysmë trangulli (e freskon, pastron trupin dh qetëson), ¼ e kërcellit të selinos (i shëndetshëm për eshtra), 1 degë majdanoz (i shëndetshëm për qarkullim të mirë të gjakut dhe mbron zemrën), 4 gjethe mentë të freskët (kjo bimë qetëson dhe relakson), 3 karota (e shëndetshme për lëkurë dhe mbron sytë), 2 mollë të gjelbra, ¼ e portokallit (për forcimin e metabolizmit), 1/4 e limonit (qetëson, pastron, freskon, mbron nga viruset), 150 g ananas (për tretje, plot vitamina), xhenxhefil. (Kosova Sot)