Shurupi vendor që shkrin shtresat dhjamore

  • 06 February 2016 - 08:59
Shurupi vendor që shkrin shtresat dhjamore

Ky shurup do t’ju ndihmojë ta zvogëloni formën e belit dhe të hiqni ujin shtresë nga organizmi. Pos kësaj, përbërësit do të ndikojnë në shikim, dëgjim dhe kujtesë. Preparati sidomos është efektiv nëse e kombinoni me kardio ushtrimet. Përbërësi kryesor i këtij eliksiri për humbje në peshë është rrika, e pasur me vitamina C, kalium, vitamina B1 dhe B6, hekur, vitamina B2, magnez dhe fosfor, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit e nevojshëm për shurup:

125 g rrikë;

4 limona;

3 lugë mjaltë;

2 lugë kanellë;

2 centimetra rrënjë xhenxhefili.

Përgatitja:

Imtësoni rrikën dhe xhenxhefilin në blender. Më pas shtoni lëngun e shtrydhur të limonit në blender dhe përzieni edhe për 3 minuta. Shtoni mjaltin dhe kanellën dhe i përzieni të gjitha. Masën e vendosni në kavanoz. Merrni nga një lugë të masës dy herë në ditë, para shujtave dhe ushtrimeve. Preparatin përdoreni për tri javë, e më pas bëni një pauzë për disa ditë. Para se ta përdorni ilaçin, do të ishte mirë që të këshilloheni me mjekun tuaj, në mënyrë që të mos keni efekte anësore negative. 

(Kosova Sot)