Ilaçi natyral 5.000 vjet shëron shumë sëmundje

  • 07 February 2016 - 17:47
Ilaçi natyral 5.000 vjet shëron shumë sëmundje

“Neem” është një nga bimët më të njohura indiane, që për shërim përdoret tash e 5 shekuj. Pasi që përmban efekte shëruese, njihet në mbarë botën e në Indi e konsiderojnë si Dru të Shenjtë. “Neem” përdoret për shërim të jashtëm dhe të brendshëm. Është lis i gjelbër me rrënjë të rrafshët, me lëvore të trashë që nxjerrë lëng, që quhet “neera”. Përbërësi më i rëndësishëm i bimës quhet “azadirachitin”, falë të cilit ka përbërës kundër parazitëve dhe insekteve. Përmban edhe përbërës kundër baktereve, viruseve, parazitëve, kërpudhave, prandaj edhe shëron shumë sëmundje serioze, që shkaktohen si pasojë e pranisë së mikroorganizmave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Neem” nuk është aspak helmues, dhe është i parrezikshëm për njerëzit. Përdorimi i pluhuri dhe vajit të kësaj bime ka efekt të hatashëm në shërimin e shumë sëmundjeve. Shëron edhe ata që kanë probleme me sëmundjet e lëkurës, parandalon infeksionet e lëkurës, përshpejton shërimin e plagëve, zbut simptomat e akneve, psoriazës dhe ekzemës, shëron të gjitha irritimet e lëkurës, përfshirë të kruarat, skuqjet, reaksionet alergjike dhe infeksionet e lëkurës, përdoret në shërimin e zbokthit dhe rënies së flokëve, shëron sëmundjet reumatoide, gihtin, osteoartritin,dhimbjet në shpinë.

(Kosova Sot)