Analiza e re që diagnostikon pesë kancere të ndryshme

  • 07 February 2016 - 23:54
Analiza e re që diagnostikon pesë kancere të ndryshme

Një analizë e re e gjakut, e cila detekton pesë lloje të ndryshme të kancereve, është një hap më afër të bërit realitet, duke pasur një kapacitet që të shpëtojë me miliona jetë në tërë botën. Ekipi i shkencëtarëve që janë duke e zhvilluar këtë analizë, e kanë quajtur zbulimin e tyre si një hap të rëndësishëm. Kjo analizë pritet që të zbulojë kancerin në zorrë të trashë, mushkëri, gjinj, lukth dhe endometrium (mitër), bëjnë me dije kërkuesit shkencorë nga Instituti kërkimor nacional i gjenomit njerëzor. Kur të paraqitet kanceri në njërin prej këtyre lokaliteteve, një gjen specifik, i njohur me emrin ZNF154, e ndryshon strukturën kimike të tij. Shkencëtarët kanë parë se, kur një person vuan nga kanceri, vjen deri te një sasi më e madhe e metilimit, një proces i cili çon deri te “fikja” e gjenit. Nivelet më të mëdha të metilimit zvogëlojnë aktivitetin e gjeneve. Analiza e re e gjakut mund të jetë analiza e parë që detekton këto lloje të kancereve.

(Kosova Sot)