Lakra, krejt çfarë duhet të dini për perimen më të shëndetshme

  • 09 February 2016 - 15:29
Lakra, krejt çfarë duhet të dini për perimen më të shëndetshme

Lakra e ëmbël, ajo turshi, si sallatë apo shtesë, me mish apo pa të, me fasulen dhe patatet, është pjesë bazë e kuzhinës sonë. Te ne përdoret edhe si ushqim edhe si ilaç dhe këtë me arsye. Kjo perime është melhem i vërtetë për gjithë organizmin tonë.

- Lakra është e pasur me vitamina dhe minerale, e shkaku i vlerave të ulëta me kalori u sugjerohet personave që kanë probleme me kilogramët. Lakra është e pasur me nutriente ushqyese, e sidomos i shëndetshëm është lëngu i lakrës. Kjo perime përmban efekt antioksidues dhe antiseptik, e forcon sistemin imun dhe ndikon mirë në rastin e shumë sëmundjeve dhe dhimbjeve nga artriti, sëmundjet e zemrës e deri te bronkiti, pagjakësia, osteoporoza, sëmundjet e mushkërive, si dhe rregullon tretjen, transmeton gazeta Kosoav Sot Online.

Image

Çfarë përmban lakra, që të jetë kaq e fuqishme

Lakra është perime me vlera të larta biologjike dhe me vlera të ulëta kalorike (24 kcal/100 g), mesatarisht përmban: 92,52 për qind ujë, 1,21 për qind proteina, 0,18 për qind yndyrë dhe 2,3 për qind fibra dietale. Më shumë përmban: vitamina C (42 mg/100 g) dhe betakaroteinë (provitamina, vitamina A), e më pas pasojnë edhe mineralet si: kalium, hekur, magnez, squfur dhe bakër. Sasitë e vogla të natriumit dhe sasia e kalciumit dhe fosforit sigurojnë shfrytëzimin maksimal të kalciumit në organizëm.

Image

Cili lloj i lakrës është më i shëndetshëm

Edhe pse të gjitha llojet e saj janë të shëndetshme,ekzistojnë disa lloje të caktuara midis sortave. Tashmë në dispozicion kemi lakrën e gjelbër, të kuqe, lakrën kineze “pe tsai” ose “bok choi”. Studimet e fundit kanë treguar se lakra e kuqe përmban më shumë vitamina C se ajo e bardha, ka më shumë antioksidues, për të cilin është vërtetuar se mbron qelizat e trurit.  Ndoshta mënyra më e mirë për ta konsumuar këtë perime është përmes lëngut të saj. ky lëng është shumë i shëndetshëm, e mund të përgatitet në shumë mënyra.

Si ta përgatisni lëngun?

Nga 100 g lakër duke e shtrydhur fitohen 50 ml lëng. Mund ta pini në kombinim me mollë . Pos mollës, lëngun të lakrës mund t’ia shtoni një deri dy lugë mjaltë apo ta përzini me lëng të karotës.  Të pini një gotë në ditë, në mëngjes në lukth të thatë ose midis shujtave.

(Kosova Sot)