6 shenjat befasuese të sëmundjes së zemrës, të cilat KURRË nuk duhet t’i injoroni

  • 12 February 2016 - 17:30
6 shenjat befasuese të sëmundjes së zemrës, të cilat  KURRË nuk duhet t’i injoroni

Problemet seksuale, gërhitjet dhe mishrat që rrjedhin gjak, janë probleme minore shëndetësore. Dhe, kështu, si të tilla, shumica e njerëzve i injoron. Sido që të jetë, këto probleme janë simptoma të sëmundjeve të zemrës, numrit një në botë. Dr. Erwin zbulon disa nga simptomat befasuese, për të cilat duhet të jeni në dijeni

Simptoma e parë: çrregullimet seksuale

Shumë njerëz, mosfunksionimin seksual e shohin si problem të organeve riprodhuese – ose trurit. Sidomos te meshkujt, mosfunksionimi seksual është simptomë e zakonshme e sëmundjeve arteriale. Femrat, që kanë përfunduar menopauzën, me shpejtësi rritin faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Simptoma e dytë: gërhitja ose apnea

Janë disa gjëra më frustuese në jetë sesa të provosh të flesh pranë një personi që gërhet. Sido që të jetë, përkundër bezdisë që ka gërhitja, Dr. Erwin ka bërë me dije se mund të jetë shenjë e sëmundjeve të zemrës. Gërhitja është shenjë se apnesë në gjumë. Dr. Erwin thotë: “Apnea në gjumë – periudhë kohore kjo, kur jeni në gjumë dhe nuk mund të merrni frymë – ndërlidhet me shumë ndryshime psikologjike, që shtojnë rrezikun për të pësuar sulm në zemër dhe sulm në tru”.

Simptoma e tretë: gjakrrjedhjet në mishrat e dhëmbëve

Shumë të paktë janë ata njerëz, që mendojnë se gjakrrjedhja nga mishi i dhëmbëve mund të ndërlidhet me problemet në zemër. Mishrat e lënduar të dhëmbëve janë shenjë e paradentozës. Është infeksion serioz ky që dëmton eshtrat e nofullës. Gjatë aktivitetit të tillë, inflamacionet janë faktor i rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në zemër. Kujdes me higjienën, duke pastruar rregullisht dhëmbët.

Simptoma e katërt: shpina ose qafa me dhimbje

Shumë njerëz gjatë sulmit në zemër ndiejnë thuajse ‘një elefant që u është ulur në gjoks’. Disa të tjerë kanë përjetuar mpirje të duarve. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit kanë këto ndjenja “klasike” të sulmit në zemër. Në vend të tretë, shumë njerëz përjetojnë ndjenja aspak të rehatshme, dhimbje, dhimbje apo presion në qafë, nofull apo krah. Për disa, kjo është dhimbje apo shenjë e sulmit në zemër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Simptoma e pestë: këmbë dhe shputa të ënjtura

Këmbët dhe shputat mund të ënjten për shumë arsye. Por, këmbët dhe shputat e fryra mund të jenë shenjë e dështimit kongjestiv të zemrës. Kjo në veçanti është e saktë, kur një person nuk mund të ngopet me frymë gjatë aktiviteteve, apo atëherë kur provon të flejë. Personat me ënjtje në këmbë dhe shputa të këmbëve, duhet ta vizitojnë mjekun.

Simptoma e gjashtë: tretje jo e mirë ose të djegura në gjoks

Të djegurat në gjoks dhe tretja jo e mirë janë probleme të zakonshme, rrallëherë të rrezikshme. Por, në disa raste, këto të djegura në abdomenin e sipërm janë shenjë e telasheve me zemrën. Po ashtu, edhe lemza është shenjë paralajmëruese. Pra, kur të djegurat, tretja jo e mirë dhe lemza shfaqen së bashku, djersitjet, mungesa e frymës, kërkoni ndihmë mjekësore.

(Kosova Sot)