Qepa e kuqe, parandalim i fortë i infarktit

  • 12 February 2016 - 21:04
Qepa e kuqe, parandalim i fortë i infarktit

Qepa e kuqe është shumë e shëndetshme për shëndetin në përgjithësi, e sidomos për shëndetin e zemrës dhe sistemin kardiovaskular në përgjithësi. Falë substancave të saj me squfur, që gjenden me shumicë në qepën e kuqe, qepa e kuqe ndihmon në parandalimin e sulmeve në zemër. Qepa po ashtu mund të ulë nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve, si dhe t’i forcojë membranat e qelizave të kuqe të gjakut. Po ashtu, studimet e shumta kanë vërtetuar se qepa mundet ta forcojë dendësinë e eshtrave, e sidomos ndihmon femrat që kanë humbur masën e eshtrave si pasojë e menopauzës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Është vërtetuar se qepa ndikon mirë kundër inflamacioneve. Molekulat e squfurit shtojnë aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për sistemin imun. Qepa është e pasur me antioksidues që parandalojnë oksidimin e aminoacideve në trup dhe në këtë mënyrë mbajnë kontrollin mbi inflamacionet. Qepa pakëson rrezikun për disa lloje të kancerit, sidomos atë të vezoreve, kancerit të zorrës së trashë.

(Kosova Sot)