A është elbi superushqimi i radhës

  • 12 February 2016 - 23:45
A është elbi superushqimi i radhës

Elbi mund të jetë komponenti kryesor në luftimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, thonë ekspertët. Ky lloj i drithit është zbuluar që me shpejtësi ta përmirësojë shëndetin e njerëzve, duke reduktuar nivelin e sheqerit në gjak dhe kështu e ul rrezikun për diabet. Shkencëtarët në universitetin “Lund” të Suedisë thonë se sekreti qëndron në përzierjen e veçantë të fibrave dietale të gjetura në elb. Për më shumë, ata thonë s ky lloj i drithit ndihmon në reduktimin e oreksit të njeriut dhe ul rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare. Anne Nilsson, profesoreshë dhe një nga pjesëmarrëset në studim, thotë: 'është kaq befasuese dhe premtuese që zgjedhja e përzierjes së duhur të fibrave dietale mundet, për një periudhë të shkurtë kohore,të gjenerojë kaq shumë përfitime për shëndetin”.

(Kosova Sot)