Sëmundjet që i shëron hudhra

  • 14 February 2016 - 09:38
Sëmundjet që i shëron hudhra

Te ftohja dhe gripi, hudhra e forcon sistemin imun, ndikon kundër baktereve dhe viruseve dhe ul temperaturën. Si preventive sugjerohet të merren 2-3 thelpinj të hudhrës në ditë, para ushqimit. Ja si mund ta përdorni hudhrën në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Diarreja

Hudhra dezinfekton zorrët, qetëson inflamacionin e zorrëve, shkatërron bakteret e dëmshëm në zorrë dhe parandalon diarrenë. Si masë parandaluese merrni 2-3 thelpinj në ditë, e në gjendjen akute 5-10 thelpinj.

MST/ Organet e frymëmarrjes

Hudhra qetëson kollën, lehtëson kollën dhe ndihmon te ftohja, inflamacionet e fytit, astmën dhe inflamacionin e mushkërive.

8 thelpinj të hudhrës

1,5 dl ujë

4 lugë mjaltë

Hudhrën e qëroni, shtoni ujin dhe e vloni. Shtoni lehtë mjaltin dhe e vloni edhe për 5 minuta. Pasi të ketë qëndruar mbuluar për një orë, merrni gjatë ditës, çdo 2 orë nga një lugë të vogël, para ushqimit. 

Ndikimi i hudhrës kundër kancerit

Hudhra parandalon shfaqjen e radikalëve të lire që kryesisht degjenerojnë qelizat dhe shkaktojnë paraqitjen e qelizave kancerogjene.  Megjithëse gjatë disa studimeve është treguar se hudhra ndikon në shkatërrimin e  qelizave kancerogjene, kjo metodë ende është në faza të hershme.

3 thelpinj hudhër

2 dl alkool prej 70 për qind

Hudhrën e pastroni, e qëroni, e mbushni me alkool dhe e lini të qëndrojë në një vend të ftohtë për dhjetë ditë. Masën e kulloni dhe e lini të qëndrojë edhe 2-3 ditë. Hudhrën e merrni 3 herë në ditë, të përzier në 0,5 dl qumësht. Marrjen e ilaçit ta filloni me një pikë, e secilën ditë që vijon nga një pike më shumë. Ditën e  merrni 3 herë në ditë nga 15 pika, e më pas secilën ditë merrni nga një pike më pak.

 

Dhimbje të kokës dhe migrenë, reumë, artrit dhe giht, nervi ishiatik dhe dhimbjet në qafë

Uthulla e mollës, në të cilën është zier hudhra, zbut dhimbjet dhe ndihmon te dhimbjet e kokës dhe migrena, dhimbjet e ashtit dhe nyjave

3 thelpinj të hudhrës

8 lugë mjaltë

1 l uthull molle

Hudhrën e pastroni, shtypni dhe e përzieni me uthullën e mollës dhe e vloni. Hidhni mjaltin dhe lehtë e zieni për 4-5 minuta. Pasi të ketë qëndruar mbuluar për 15-20 minuta, uthullën e  ruani në vend të ftohtë dhe të errët dhe merrni çdo orë nga 1 lugë.

Gurët në veshka dhe në idhcë

Vera e bardhë, në të cilën është zier hudhra, shkrinë gurët e vegjël në veshka dhe ata në idhcë dhe nxit sekretimin e tyre

2-3 thelpinj të hudhrës

1,5 dl verë të bardhë

Hudhrën e qëroni, e mbuloni me verë dhe ngadalë e vloni për 2-3 minuta. Pasi të ketë qëndruar mbuluar për 15-20 minuta, merrni 2-3 herë në punë, para ushqimit.

 

(Kosova Sot)