Grip apo inflamacion i mushkërive? Njihni dallimin me kohë!

  • 14 February 2016 - 23:23
Grip apo inflamacion i mushkërive? Njihni dallimin me kohë!

Kolla, e me të edhe dhimbjet në gjoks, mbetja pa frymë, temperatura, plogështia..., janë vetëm disa nga simptomat që shumica e njerëzve përjetojnë gjatë virozës ose ftohjes së rëndë. Por të njëjtat simptoma mund të jenë edhe tregues i inflamacionit të mushkërive, kështu që duhet pasur kujdes, sidomos nëse zgjatin më gjatë se disa ditë. Inflamacioni i mushkërive mundet të jetë rrezik për jetën, e më shumë preken të sëmurit kronik, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga imuniteti dobët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me rëndësi është që njerëzit të pastrojnë duart dhe të pinë shumë lëngje. Duhet ta dini se dhimbjet e fytit shfaqen edhe te gripi dhe ftohjet. Mjekët sugjerojnë se sa me rëndësi është t’i përcillni simptomat dhe të shikoni nëse keni përkeqësim, në vend se të keni përmirësim.

(Kosova Sot)