Kremi, që shëron nyjat me dhimbje brenda natës

  • 29 April 2016 - 09:12
Kremi, që shëron nyjat me dhimbje brenda natës

Ju paraqesim recetën e vjetër popullore, të cilën mund ta përgatisni me disa përbërës nga kuzhina juaj. Nëse keni dhimbje në nyja, ky ilaç do t’ju ndihmojë

Përbërësit: 1 lugë mjaltë, 1 lugë majonezë pikante, 1 lugë kripë të imët, 1 lugë ujë.

Përgatitja: të gjithë përbërësit i përzieni mirë derisa të fitoni një masë homogjene, e më pas e vendosni në një paketim të zbrazët të ndonjë kremit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përdorimi: kremin e vendosni në vendin me dhimbje, vendosni qesen e plastikës sipër dhe e shtrëngoni me një shall. E mbani ashtu për 1,5 - 2 orë.

Më së miri do të ishte që këtë procedurë ta përsërisni para gjumit, në mënyrë që nyjat tuaja të mund të pushojnë. Vendin me dhimbje ta shpëlani në mëngjes. Tretmanin mund ta përdorni për 4-5 ditë rresht.

(Kosova Sot)