Katër bimë që janë ilaç natyral kundër dhimbjeve

  • 30 April 2016 - 08:48
Katër bimë që janë ilaç natyral kundër dhimbjeve

Ditëve të sotme gjithnjë e më shumë po përdoren ilaçet kundër dhimbjeve. Këto ilaçe përmbajnë substanca që shtojnë rrezikun prej sulmit në tru dhe në zemër. Ju paraqesim katër bimë që ju lirojnë prej dhimbjeve si shumë ilaçe, vetëm se janë të padëmshme dhe të shëndetshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Specat djegës 

Specat djegës përmbajnë përbërësin kapsaicinë, për të cilin është vërtetuar se shkëlqyeshëm luftojnë inflamacionet dhe dhimbjet. Ky përbërës është kaq efektiv saqë në vitin 2011 është hasur në treg edhe ngjitës me këtë përbërës. Përgatitni një pastë nga specat djegës pluhur dhe ujë. Bëni masazh në vendin ku ndjeni dhimbje dhe muskujt me inflamacione. Lëkura ju skuqet, por derisa do t’ju djegë apo dhëmb, nuk ju dëmton lëkurën.

Image

Kamomili

Përbërësit e kamomilit ndikojnë si qetësues në lëkurë, duke e bërë atë më të butë. Kamomili është efektiv në largimin e dhimbjeve të kokës. Studimi nga viti 2010 ka theksuar se kamomili është ilaç kundër dhimbjeve të shkaktuara nga hemorroidet, artriti, të thatit dhe ndaj plagëve. Përgatitni një „supë“ të fortë, kështu duke hedhur ujë tepër të vluar sipër gjetheve të kamomilit. E lini masën të qëndrojë për 24 orë, e me ndihmën e një pëlhure të butë lëngun e kamomilit në pjesët e trupit ku ndjeni dhimbje. Po ashtu, mund të hidhni pak gjethe kamomili ose qeska të çajit në vaskë dhe të futeni në ujë të ngrohtë.

Image

Karafili

Karafili tash e një periudhë të gjatë kohore përdoret si përbërës në largimin e dhimbjeve dentale. Karafili ka një përzierje të përbërësve kundër inflamacioneve dhe kundër baktereve, që e bëjnë ideal në largimin e dhimbjeve të dhëmbit. Studimi nga  2006 ka treguar se vaji i karafilit ka efektivitet më të madh për largimin e dhimbjes në krahasim me ilaçet sintetike. Përzieni vajin e karafilit me vaj luledielli ose ulliri. Nëse nuk keni vaj esencial të karafilit, mund të përgatitni pastë nga karafili i bluar me ujë dhe ta vendosni në hapësirat ku ndjeni dhimbje.

Image

Livanda

Livanda është bimë që paraqet qetësinë dhe lumturinë. Deri së voni nuk është ditur se livanda ka efekt në pakësimin e dhimbjeve. Një pikë vaj të livandës ta përdorni nëse ju kafshon ndonjë insekt, bëni masazh muskujve të tkurrur dhe me dhimbje. Në vitin 2013 është vëzhguar efekti i vajin esencial të livandës në largimin e dhimbjeve gjatë prerjes cezariane. Në një spital gjatë prerjes cezariane grave u ishte dhënë të thithin aromën e vajit esencial dhe efekti ishte i shkëlqyeshëm.

(Kosova Sot)