Nëse shtatë ditë hani hudhër dhe mjaltë në lukth të thatë, trupi juaj do të shkëlqejë

  • 02 May 2016 - 08:24
Nëse shtatë ditë hani hudhër dhe mjaltë në lukth të thatë, trupi juaj do të shkëlqejë

Hudhrën më së miri do të ishte ta përdorni në mënyrë të papërpunuar, sepse përbërësi i saj aktiv, alicina, humb përbërësit e saj gjatë ngrohjes, raporotn Gazeta Kosova Sot 

MJALTI DHE HUDHRA Merrni 2-3 thelpinj të hudhrës dhe i përzieni me një lugë mjaltë. Këtë përzierje ta konsumoni për çdo ditë. Pas disa ditëve do të vëreni se sa keni ndryshuar, më energjik dhe sa të shëndetshëm do të jeni.

SHURUPI NGA HUDHRA KUNDËR GRIPIT Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, ndoshta më mirë është të mbani doreza derisa ta përgatisni tonikun. Përkujdesuni të mos prekni sytë

PËRBËRËSIT: ½ e qepës së copëtuar; 5 hudhra të copëtuara; 2 speca të kuq të copëtuar; 1 lugë xhenxhefil të copëtuar; 1 limon të shtrydhur; Uthull molle.

SI TA PËRGATISNI? Ju nevojitet një kavanoz prej qelqi (350ml-500ml). Hidhni qepën e prerë e më pas hudhrën. Shtoni specat pikantë dhe në majë xhenxhefilin. Aty shtoni dhe lëngun e limonit dhe në fund gjithçka mbuloni me uthull molle. Mbylleni me kapak dhe e lini në një vend të thatë dhe të ftohtë. Tonikun mund ta konsumoni ditën vijuese. Ilaçi shëron gripin,  ftohjet dhe inflamacionet e fytit.

(Kosova Sot)