19 këshilla mesdhetare për heqjen e kilogramëve

  • 03 May 2016 - 13:14
19 këshilla mesdhetare për heqjen e kilogramëve

Sa herë e keni dëgjuar që ushqimi tradicional mesdhetar është përplot pemë dhe perime dhe vaj ulliri. Pos se do ta përmirësoni shëndetin, me ushqimin mesdhetar shpejt do të humbni edhe kilogramët. Ja disa fshehtësi të thjeshta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 1. Përdorni vajin e ullirit në vend të të gjitha yndyrave të tjera që keni në kuzhinë.  

2. Hani domate për ditë. Është i pasur me antioksidues, likopen dhe vitamina C, e mund ta përdorni edhe për pastë, salcë, sallatë dhe supë.

3. Përdoreni shumë hudhrën, për të cilën moti dihet se ndikon mirë në zemër.

4. Së paku dy porcione me pemë t’i hani gjatë ditës. Mollë, portokaj, dardhë.

5.  Zgjidhni prodhime natyrale që kanë më pak yndyrë: djathë të butë të pasur me kalcium në vend të atyre të fortë.

6. Në vend të mishit të kuq, hani mish peshku, si skumbri dhe salmon, sardele, së paku një herë në javë dhe kështu shtoni konsumimin e aminoacideve omega 3.

7. Hani perime gjithë ditën – jo vetëm për darkë. Filloni me omëletë nga spinaqi për kafjall, sallatë me perime dhe hani 3-4 porcione të pasura me perime krahas shujtës së darkës.

8. Hani më shumë speca të kuq, avokado, patëllxhan të kaltër, kungulleshka dhe qepë të kuqe.

9. Zëvendësoni orizin e bardhë me atë integral.

10. Në vend të mishit, shtoni fasule dhe bishtaja të tjera supës dhe salcës.

11. Për zamër hani fruta me lëvozhgë të fortë, që janë përplot me yndyra të shëndetshme dhe minerale. Hiqni qafe tortat dhe ushqimet e grimcuara.

12. Gjatë shujtës kënaquni në një gotë verë të kuqe, 3-4 herë në javë. Kjo pozitivisht ndikon në zemrën tuaj dhe si efekt kundër plakjes, por mos harroni – kujdes në sasinë.

13. Përgatitni lente si salcë me mish, në vend të patateve apo pirëve.

14. Bukën ta lagni me vaj ulliri në vend se ta lyeni me gjalpë të fortë.

15. Hani jogurt për çdo ditë. Është I pasur me kalcium dhe proteina, ndihmon shkëlqyeshëm tretjen.

16. Kënaquni në secilën kafshatë. Mesdhetarët ushqimin e përjetojnë si stilin e jetës, e jo si dietë. Hani ngadalë.

17. Në vend se të qëndroni para televizorit, nga secila shujtë nxirrni arsye për të ndenjur me familjarët tuaj ose miqtë. Studimet tregojnë se kështu hani më pak.

18. Hani ullinj para shujtave. Jo vetëm se përmbajnë antioksidues dhe yndyra të shëndetshme, por ndihmojnë edhe në pakësimin e ndjenjës e urisë.

19. Shtoni borzilok, rozmarinën, origano në gjellët që përgatisni. Bimët mesdhetare jo vetëm se shtojnë shije të hatashme salcës, mishit dhe peshkut, por përmbajnë edhe përbërës kundër inflamacioneve dhe ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve.

(Kosova Sot)