Joachim Loew braktis Gjermaninë

  • 24 May 2016 - 13:02
Joachim Loew braktis Gjermaninë

Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Loew do të largohet nga përfaqësuesja pas "E uro 2016". Tekniku që i ktheu titullin kampion Gjermanisë në vitin 2014 pas 24 vitesh mungesë ka nisur të ndihet i lodhur dhe nuk e përjashton mundësinë që shpejt të tërhiqet.

Në një intervistë për “Bild”, Loew ka deklaruar: 

“Tani po mbushen 10 vjet që drejtoj kombëtaren gjermane. Jam i bindur se pjesën më të madhe të kohës si trajner i Gjermanisë e kam përmbushur. 

Pas kaq shumë vitesh federata por dhe unë e ndiejmë nevojën për sfida të tjera”­ ka thënë Loew, që ka lënë të kuptohet se stacioni i ardhshëm i tij mund të jetë në Spanjë ose në Angli.