Mbappe do të pranojë ulje të ndjeshme të pagës për t’iu bashkuar Real Madridit, zbulohet shuma

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 12:48
Mbappe do të pranojë ulje të ndjeshme të pagës për t’iu bashkuar Real Madridit, zbulohet shuma

Real Madrid dhe Mbappé kanë zgjidhur tashmë çështjet e mbetura për të finalizuar kontratën që ai do të nënshkruajë në verë dhe që do t’i bashkohet Real Madridit për pesë sezone, transmeton "Kosova Sot Online". 

Edhe pse nuk është bërë i ditur bonusi i transferimit që do të marrë familja e lojtarit, është bërë e ditur se klubi bardhezi nuk do të thyejë shkallën e pagave me të. 

Sipas mediumit spanjoll, AS, francezi do të marrë 15 milionë euro neto, një e treta e asaj që merrte në Paris Saint-Germain.

Por, Mbappe do të ketë rreth 80% të të drejtave të imazhit, e që mund ta arrijë pagën që aktualisht e ka në klubin parisien.

Sa i përket kohës së transferimit, “Los Blancos” është ende duke finalizuar strategjinë. 

Mundësitë janë që shpallja dhe prezantimi të bëhen pas finales së Ligës së Kampionëve (1 qershor) dhe para fillimit të Kampionatit Evropian(14 qershor), që të bëhet njoftimi i parë dhe të lihet prezantimi për më vonë pas përfunidmit të Evropianit (i cili përfundon më 14 korrik), ose që shpallja dhe prezantimi të shtyhen pas 14 korrikut.

(Kosova Sot Online )