Salihu organizon edhe një turne

  • 26 May 2016 - 08:39
Salihu organizon edhe një turne

Më 4 qershor në sheshin "Zahir Pajaziti".

Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu, do të organizojë edhe një turne. Këtë herë turneu do të jetë për federatat e pranuara kosovare në ato ndërkombëtare. Si gjithmonë, Salihu premton spektakël Aziz Salihu nuk ndalet me organizimin e turneve. Kësaj radhe legjenda e boksit kosovar do të organizojë një turne për nder të federatave të pranuara kosovare në ato ndërkombëtare. Salihu premton spektakël më 4 qershor në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë. "Do të jetë spektakël, jo vetëm i boksit, por do të ketë edhe muzikë dhe humor. Pra, do të jetë një spektakël i madh, ku do të marrin pjesë yje të estradës kosovare dhe më gjerë. Këtë turne e organizon Klubi i Boksit Prishtina, që asnjëherë nuk është ndalur me organizimin e turneve të boksit. Ne kemi pasur boksierë të dalluar, që kanë pasur suksese në mbarë botën,shkruan sot Gazeta kosova Sot

Boksi ka traditë në Kosovë dhe kështu duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Shpresoj se do të kemi përkrahje edhe materiale dhe ky turne do të shkojë ashtu siç duhet. Ne kemi organizuar shumë turne të suksesshëm dhe shpresoj që edhe ky turne të jetë i tillë", ka thënë Salihu në konferencën për medie të mërkurën. Premton spektakël Salihu ka thënë se në këtë turne do të marrin pjesë disa shtete dhe shumë boksierë vendorë. "Do të marrin pjesë disa shtete, por emrat e tyre nuk mund t'i them tani, derisa të konfirmojnë zyrtarisht ardhjen. Gjithashtu do të marrin pjesë disa boksierë kosovarë dhe besoj se do të jetë spektakël i boksit. Meçet do të mbahen në sheshin 'Zahir Pajaziti' dhe të gjithë adhuruesit e boksit do të kenë mundësi të shohin meçe cilësore me boksierë ndër më të mirët në rajon. Shpresoj që të kemi përkrahje dhe gjithçka të shkojë sipas planit. Ne si kryesi e Prishtinës jemi mobilizuar që ky turne të shkojë siç duhet dhe presim pjesëmarrje masive të qytetarëve, që nuk besoj se do të dëshpërohen", theksoi ndër të tjera Salihu. Ai ka shtuar se nuk do të ndalen me organizmin e turneve të boksit, por shpreson edhe në përkrahje nga institucionet e Kosovës, pasi, sipas tij, boksi ka nevojë për përkrahje dhe e meriton. 

(Kosova Sot)