Ky është goli i sezonit në Premier Ligë (Video)

  • 26 May 2016 - 12:17
Ky është goli i sezonit në Premier Ligë (Video)

Garën për golin më të mirë të sezonit në Premier Ligë e ka fituar anësori i Manchester Unitedit, Anthony Marcial.

Sulmuesi francezi që shkëlqeu në sezonin debutues te klubi anglez realizoi një gol kundër Stoke Cityt.

Në garë për golin më të mirë ishte edhe Cristian Benteke me golin e bukur kundër Manchester Unitedit si dhe goli i sulmuesit shqiptar të Stoke Cityt, Xherdan Shaqirit i shënuar kundër skuadrës së Evertonit.

(Kosova Sot)