Miqësorja Shqipëri-Katar do të luhet në Hartberg

  • 26 May 2016 - 12:40
Miqësorja Shqipëri-Katar do të luhet në Hartberg

Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet në stadiumin e qytetit të Hartbergut në Austri. Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kështu vendin ku do të luhet miqësorja e datës 29 maj. Sipas njoftimit të Federatës, stadiumi i Hartbergut ka një kapacitet prej 6 mijë vendesh, ndërkohë që kjo do të jetë miqësorja e dytë në histori me Katarin, pas asaj të luajtur në maj të vitit 2012.

Më pas, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë dhe më 3 qershor, ora 20:30, do të zhvillojë në stadiumin e Bergamos “Attleti Azzurri” miqësoren e dytë kundër Ukrainës. Më datë 6 qershor Kombëtarja shqiptare niset nga Italia për në Peros Guirec të Francës, ku do të jetë rezidenca kuqezi për Europianin e Francës.

(Kosova Sot)