Me golin ndaj Atleticos, Ramos hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

  • 28 May 2016 - 21:49
Me golin ndaj Atleticos, Ramos hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

Sergio Ramos ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Real Madridit shënoi për epërsinë 1-0 ndaj Atleticos në minutën e 15 të takimit, duke e ndëshkuar sërish në finale Atelticon, pas finales së Lisbonës të dy viteve më parë.

Duke shënuar përsëri, Ramos është bërë mbrojtësi i parë në histori që ka shënuar në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se Ramos kishte shënuar në sekondat e fundit, në finalen e vitit 2014, për ta dërguar lojën në vazhdime.

Real-Madrid-v-Club-Atletico-de-Madrid-UEFA-Champions-League-Final

(Kosova Sot)