Përfundon pjesa e parë, Shqipëria përmbys Katarin

  • 29 May 2016 - 18:32
Përfundon pjesa e parë, Shqipëria përmbys Katarin

Është mbyllur me shifrat 2-1 pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Katar që po luhet në Hartberg të Austrisë.

Kuqezinjtë u ndëshkuan që në minutën e dytë, ku Fadlalla shënoi pas një krosimi në goditje dënimi.

Minutat në vijim folën për të besuarit e De Biazit që dominuan lojën dhe krijuan raste të mira shënimi.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 23-të, ku një krosim i Bashës u shndërrua në gol nga Arlind Ajeti. Dyfishoi shifrat Ermir Lenjani në minutën e 40-të, i cili pas një rrotullimi të bukur në zonë dërgoi topin në rrjetë duke shtangur portierin kundërshtar.

(Kosova Sot)