Coman, 19-vjeç, por ka fituar 9 trofe!

  • 30 May 2016 - 11:02
Coman, 19-vjeç, por ka fituar 9 trofe!

Nëse do të ishin trofetë, dhe jo mosha, si kriter për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur, atëherë Kingsley Coman mund të varte këpucët në gozhdë që sot. 19-vjeçari, që është në një huazim dyvjeçar tek Bayern Munich-u, ka vetëm tri edicione në futbollin profesionist, por ka fituar trofe në tri shtete të ndryshme.

Këtë edicion ai e mbylli me dy trofe, titullin kampion dhe atë të Kupës së Gjermanisë  Coman bëri debutimin e tij në futbollin profesionist më 17 shkurt 2013 me fanellën e Paris Saint Germain, duke u bërë lojtari më i ri që luan me këtë skuadër me 16 vjet, 8 muaj e 4 ditë, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Ai fitoi dy tituj kampionë në Francë dhe Superkupën përpara se të firmoste një kontratë 5-vjeçare me italianët e Juventus-it në korrik të vitit 2014.  Në edicionin e tij të vetëm në Itali, ai fitoi Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën dhe u fut në finalen e Champions League ndaj Barcelona-s nga stoli, por nuk arriti të ndihmojë bardhezinjtë të fitojnë.

Vetëm 19-vjeç, por tashmë ka fituar 9 trofe madhorë dhe qershia mbi tortë është ftesa e Didier Deschamps për t’u përfshirë në listën e lojtarëve të cilët do të mbrojnë fanellën e kombëtares franceze në Evropianin që fillon pas disa ditësh.

 Për krahasim, Lionel Messi kishte fituar dy tituj kampionë në Spanjë, dy Superkupa dhe Champions Leaguen kur ishte 19-vjeç, ndërsa në të njëjtën moshë, Cristiano Ronaldo kishte fituar vetëm Kupën FA në Angli.

(Kosova Sot)