Katastrofë për Italinë, tjetër lëndim në prag të kampionatit evropian (Foto)

  • 30 May 2016 - 15:26
Katastrofë për Italinë, tjetër lëndim në prag të kampionatit evropian (Foto)

Antonio Conte vazhdon të ketë probleme me dëmtimet. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e si Markizios e Verrati, që nuk do të jenë në Francë, tashmë mund t’i shtohet listës edhe mesfushori Ricardo Montolivo.

Kapiteni pësoi një dëmtim absurd, teksa pas miqësores kundër Skocisë në Maltë rezervat po kryenin një stërvitje të lehtë, Montolivo pësoi tërheqje.

Conte pritet të publikojë nesër listën zyrtare, teksa në të mund të mos jetë Montolivo.

(Kosova Sot)