Higuain e dëshiron Liverpool-in

  • 30 May 2016 - 20:11
Higuain e dëshiron Liverpool-in

 

 

Sipas anglezes Mirror, sulmuesi i Napoli-t kërkon të largohet nga Seria A, dhe t’i bashkohet ekipit të Jurgen Klopp në “Anfield”. Liverpool e përfundoi sezonin në vend të tetë, çka do të thotë se ekipi nuk do të marrë pjesë në kompeticionet evropiane. Diçka që mesa duket nuk e shqetëson Higuain. Benteke ka zhgënjyer, teksa Sturridge nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë. Pra Liverpool kërkon një sulmues të klasit botëror. Higuain shënoi një rekord golash në Seria A, me plot 36 rrjeta në 35 ndeshje, por që nuk i mjaftoi Napoli-t për të ngritur trofeun kombëtar teksa Juventus arriti të rishpallej kampion për të pestën herë radhazi. Sulmuesi argjentinas iu bashkua Napoli-t për 40 milionë euro në vitin 2013. Vlera e tij tani mendohet të jetë diku rreth 80-100 milionë euro.

(Kosova Sot)