Tyson Fury tërhiqet nga meçi me Vladimir Klitschko

  • 24 June 2016 - 16:51
Tyson Fury tërhiqet nga meçi me Vladimir Klitschko

Tyson Fury është tërhequr nga rimeçi me Wladimir Klitschko, i paraparë të mbahet më 9 korrik.

Kampioni i Botës në peshat e rënda, ka njoftuar se ka vendosur të tërhiqet nga ky meç, pasi ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës.

Këtë njoftim Fury e ka bërë në llogarinë e tij në Instagram, ku thotë si i duhen deri në shtatë javë rehabilitim, gjë që bën të mos jetë i gatshëm për meçin e shumë pritur me ukrainasin Klitschko.

“Përshëndetje, unë kam një lajm të keq për të gjithë ju. Rreth 10 ditë më parë unë derisa po stërvitja afër liqenit kam ndrydhur kyçin e këmbës. Kam qenë në spital dhe rezultatet e para thonë se nuk është thyerje, por ndrydhje. Më është thënë që duhet të pushojë për gjashtë apo shtatë javë”, sqaron Fury.

Fury titullin kampion bote Wladimir Klitschkos ia pati marrë në nëntor të vitit të kaluar, kur e rrahu në Dyseldorf.

(Kosova Sot)

Image