Futbollistët, që kanë humbur penalltinë në Euro 2016

  • 27 June 2016 - 08:47
Futbollistët, që kanë humbur penalltinë në Euro 2016

Janë plot pesë futbollistë, që nuk kanë mundur të konvertojnë një penallti në gol në këtë Euro 2016. Kampionati Evropian, që po mbahet në Francë, na ka sjellë momente të mira, supergola dhe festime të çmendura. Por, për disa futbollistë, jo gjithçka ka shkuar në rregull, pasi kanë pasur momente të hidhura, duke humbur penallti, që kanë mundur të jenë vendimtare për fatin e kombëtareve tyre. I pari që humbi një penallti në Euro 2016 ishte Cristiano Ronaldo, në ndeshjen që Portugalia barazoi pa gola me Austrinë.

Megjithatë, pas tij vijnë edhe katër futbollistë të tjerë që patën fatin e njëjtë, ku ndër ta është edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, që humbi penalltinë në ndeshjen ndaj Polonisë. Futbollistët që kanë humbur penalltinë gjatë Euro 2016 janë: Cristiano Ronaldo: Portugali 0:0 Austri; Sergio Ramos: Spanjë 1:2 Kroaci; Aleksandar Dragoviq: Austri 1:2 Islandë; Granit Xhaka: Zvicër 4:5 Poloni (në penallti); Mesut Ozil: Gjermani 3:0 Sllovaki. Duhet theksuar se Ozil është futur në historinë e Kombëtares së Gjermanisë, por këtë herë për të keq. Gjermania e ka përfunduar pjesën e parë ndaj Sllovakisë me rezultat 2:0.

Por, epërsia e gjermanëve do të ishte më e thellë, sikurse Ozil mos të dështonte nga pika e bardhë. Me këtë rast Ozil bëhet lojtari i parë në historinë e Përfaqësueses së Gjermanisë, që humbet një penallti në fazën finale të Kampionatit Evropian. Këtu nuk përfshihen penalltitë vendimtare në fund të ndeshjes. 

(Kosova Sot)