Juventus-i hedh sytë nga Witsel

  • 23 July 2016 - 11:42
 Juventus-i hedh sytë nga Witsel

Te Juventus-i nuk duan të jenë të papërgatitur në rast se Paul Pogba do të largohet në drejtim të Manchester United-it. Te “Zonja e Vjetër” ka filluar prej kohësh të mendohet për gjetjen e zëvendësuesit të mesfushorit francez dhe sipas asaj që publikohet në median italiane, Axel Witsel është emri që po përmendet më shpesh.

Fillimisht, kandidatët e Juves për këtë post ishin Andre Gomes, William Carbalho, Matiq, Brozoviq e Moussa Sissoko, por këto plane i përmbysën dhe objektivi kryesor i kampionëve të Italisë u bë pikërisht Witsel.

Mesfushori i Zenitit që ndiqet edhe nga Napoli, u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit dëshirën për t'u larguar në drejtim të një skuadre që luan në Ligën e Kampionëve dhe nga kjo do të kërkojë të përfitojë skuadra torineze.

 Kjo e fundit këtë edicionit do të ketë synimin për të triumfuar në Evropë dhe Wistel nëse do të vijë në Torino do të jetë një armë më shumë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri për të arritur këtë objektiv.

(Kosova Sot)