Lucas: Ja kush do ta fitojë Topin e Artë

  • 23 July 2016 - 16:57
Lucas: Ja kush do ta fitojë Topin e Artë

Lucas Vazquez mendon se Cristiano Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë

Anësori i Real Madridit, Lucas Vazquez, po shijon momentet më të mira të karrierës së tij. Pas një viti huazim te Espanyoli, lojtari i akademisë së ‘Los Blancos’ u rikthye në shtëpi për të qenë një ndër lojtarët kyç në ekipin e Zinedine Zidane, ku edhe triumfuan në Ligën e Kampionëve.
Ai në një intervistë për sajtin zyrtar të klubit, foli për shumë gjëra, në mesin e tyre edhe për Topin e Artë. Vazquez nuk ka dyshime se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, e meriton që të fitojë për herë të katërt këtë çmim, kjo për shkak asaj se çfarë ka arritur me klub e Kombëtare këtë sezon.

“Nuk mendoj se ka ndonjë dyshim sa i përket këtij çmimi. Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë më shumë se çdo lojtarë tjetër dhe shpresoj se do ta fitojë atë përsëri”, ka thënë Lucas Vazquez.

(Kosova Sot)