Mahrez dëshpëron Arsenalin

  • 23 July 2016 - 17:26
Mahrez dëshpëron Arsenalin

Agjenti i Riyad Mahrez nuk është takuar në Londër me Arsene Wengerin për të diskutuar për transferimin e klientit të tij te Arsenali, mëson Goal.com

Gjatë ditës së sotme u raportua se agjenti i 25 vjeçarit u takua me trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, pas barazimit 1:1 me Lensin, për të diskutuar për transferimin e tij në ‘Emirates Stadium’.

Por, këto i ka hedhur poshtë portali Goal.com, sipas të cilëve, burime të afërta me klubin u kanë thënë atyre se agjenti i Riyad Mahrez nuk është takuar me Wengerin për të diskutuar për transferimin e klientit të tij te Arsenali, duke i quajtur spekulime.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave, trajneri i Leicester Cityt, Claudio Raineri, tha për Sky Sports se: “Ka përfunduar gjithçka. Afati i transferimeve është mbyllur dhe se Mahrez dëshiron të qëndrojë”

(Kosova Sot)