Kush do ta fitojë Topin e Artë sipas Ronaldos?

  • 23 July 2016 - 20:11
Kush do ta fitojë Topin e Artë sipas Ronaldos?

Ronaldo mendon se është në një pozitë tejet të mirë për ta fituar Topin e Artë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është duke shpresuar që sërish ta ketë në duart e tij Topin e Artë, që do të ishte i katërti për të gjatë karrierës së deritanishme.

Ronaldo mendon se fitimi i Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Evropës me Portugalinë, do ta ndihmojnë atë që të arrijë këtë qëllim.

"Topi i Artë? Nuk është në dorën time, por më duhet t'a pranoj që jam në një pozitë të mirë për faktin që fitova Championsin dhe Evropianin”, deklaroi Ronaldo. 

(Kosova Sot)