Zaza, objektiv i Milanit dhe Romës

  • 24 July 2016 - 21:49
Zaza, objektiv i Milanit dhe Romës

Sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza ka hedhur poshtë ofertat e West Hamit dhe Wolfsburgut dhe kështu Milani dhe Roma tani janë të interesuar për të.

Qendërsulmuesi pritet të largohet nga Torino, pas ardhjes së Gonzalo Higuain nga Napoli, me një vlerë të investimeve mbi 90 milionë euro.

Sipas Tuttosport, Zaza ka qenë në treg për disa javë për 25 milionë euro, por ka refuzuar lëvizjet në West Ham dhe Wolfsburg, pasi dëshiron të mbetet në Serie A.

Milani tani është një alternativë e mundshme, sepse Rossonerët kanë për qellim të ndërtojnë një sulm të gjithin italian, e gjitha kjo shikohet e mundshme pas transferimit të Gianluca Lapadula nga Pescara.

Edhe Roma gjithashtu paraqesin një tjetër alternativë për ‘ish-vrasësin’ e Sassuolos.

(Kosova Sot)