Talenti shqiptar Grezda, pasuesi i Pjacës?

  • 26 July 2016 - 11:57
Talenti shqiptar Grezda, pasuesi i Pjacës?

Eros Grezda është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Mesfushori i kombëtares Shpresa të Shqipërisë i cili sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët që shkëlqeu më shumë në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës sëZagrebit ka përfunduar në radarët e Dinamos së Zagrebit. 

Kampionët e Kroacisë shohin te 21-vjecari i lindur në Gjakovë zëvendësuesin ideal të talentit Marko Pjaca i cili pak ditë më parë u transferua zyrtarisht te Juventusi për rreth 23 milionë Euro. Grezda për momentin është nën kontratë deri në 30 Qershor të vitit 2019 me Lokomotivën e Zagrebit. 

Megjithatë drejtuesit e Dinamos për të bindur skuadrën tjetër nga Zagrebi të lejojë largimin e lojtarit janë gati të ofrojnë 1 milionë Euro. 

21-vjecari shqiptar spikati sezonin e kaluar me Lokomotivën e Zagrebit teksa zhvilloi në total 29 ndeshje në kampionatin kroat duke realizuar edhe 9 gola, edhe pse luan në rolin e mesfushorit të krahut.

(Kosova Sot)