Tifozët e Partizanit sulmojnë ekipin e Salsburgut, përleshën me policinë (Foto)

  • 26 July 2016 - 20:19
Tifozët e Partizanit sulmojnë ekipin e Salsburgut, përleshën me policinë (Foto)

Përleshje para stadiumit “Elbasan Arena” mes tifozëve të kuq dhe policisë

Ka qenë një moment i pakëndshëm, kur autobusi i ekipit të Red Bull Salzburgut po parkonte në sheshin para impiantit dhe një prej ultrasve të kuq shkoi afër dhe goditi me shkop xhamin e parë.

Në moment ndërhyn policia, që shoqëroi me forcë tifozin dhe këtu nisi përleshja. Ultrasit e kuq tensionohen dhe kapen me forcat e rendit, teksa për pak minuta situata është agravuar.

Lojtarët e Salzburgut kanë qenë të qetë, duke mos u ndikuar aspak nga ky incident.

(Kosova Sot)