Përvoja e Prishtinës, frikëson ‘Niklin’ e Besën

  • 28 July 2016 - 08:37
Përvoja e Prishtinës, frikëson ‘Niklin’ e Besën

Tre rivalët për titull janë Prishtina, Feronikeli e Besa.

"Pika e fortë e Prishtinës është eksperienca ndërkombëtare dhe mentaliteti fitues. Përveç kësaj, Prishtina sivjet ka shumë lojtarë, që çdo ekip do të dëshironte ti ketë. Me një fjalë janë 22 lojtarë, që secili është më i mirë se tjetri dhe kjo e bën dallimin mes Prishtinës dhe skuadrave të tjera", ka thënë Liridon Leci,raporotn Gazeta Kosova Sot

Tri skuadrat më të përfolura në luftë për titullin e kampionit, pa dyshim se sivjet janë Feronikeli, Prishtina e Besa. Njohësit e futbollit i cilësojnë këto tri skuadra si më të organizuarat, por edhe me potencialin më të madh karshi ekipeve tjera. Natyrisht, se Besa, Feronikeli e Prishtina, kanë arsye të forta për të pretenduar titullin, pasi në radhët e veta kanë lojtarë cilë- sorë me një bagazh të madh dhe e mentalitet fitues, të cilët rastin e ofruar assesi nuk e lëshojnë. Kjo edhe ka bërë që të hapet një lloj "luftë deklaratash", përmes të cilave skuadrat mundohen t'i matin pulsin njëra-tjetrës. Në numrin e sotëm të gazetës sonë, është Prishtina ajo që do të shpalos pikat e forta të saja karshi dy rivalëve të saj të fortë, ndërsa në ditët në vazhdim për këtë gjë do të flasin protagonistët e Feronikelit dhe Besës. Njëri nga prurjet e fundit të Prishtinës, Liridon Leci, rivalët e tij i vlerëson lart, por që thotë se përvoja e Prishtinës është ajo që u fut frikën të gjithëve, e sidomos sivjet kur në radhët e saja ka sjellë disa lojtarë që kanë bagazh të pasur, madje edhe në atë ndërkombëtar. 

Prishtina me përforcime të duhura Paraqitja aspak e mirë në edicionin e kaluar, ku bardhekaltrit uftuan për ekzistencë, detyruan drejtuesit e skuadër kryeqytetase, që këtë afat kalimtar ta hapin kuletën dhe të sjellin lojtarë cilë- sorë në ekip. Kjo edhe është arsyeja, e cila bëri që adhuruesit e futbollit ta kthejnë vëmendjen nga kjo skuadër. "Unë mendoj se Prishtina ka bërë përforcimet e duhura për shkak se ka marrë disa lojtarë, që kanë eksperiencë shumë të madhe, siç janë Armend Dallku, Debatik Curri e Ahmet Januzi, derisa këtyre ia ka shtuar edhe disa përforcime të tjera si Genc Hamitin, që për mendimin tim është një futbollist mjaft cilësor që mund të luajë në disa pozicione", ka thënë Leci, sipas të cilit emra të tillë krijojnë komoditet në ekip. "Mendoj se është luks për një ekip t'i ketë në skuadër këta lojtarë, plus kësaj ka lojtarë shumë të mirë dhe shumë perspektivë që kanë qenë këtu", vlerësoi mbrojtësi prishtinas.

Eksperienca e bën të veten Sipas futbollistit bardhekaltër, ajo që e dallon Prishtinën sivjet nga të tjerët është përvoja, por edhe kualiteti i madh në ekip. "Pikë e fortë e Prishtinës mendoj së është eksperienca ndërkombëtare, mentaliteti fitues që kanë lojtarët dhe vete klubi. Pastaj ka shumë lojtarë që çdo ekip do të dëshironte t'i ketë. Janë 22 lojtarë që secili është më i mirë sesa tjetri. Unë kam thënë edhe më herët që frikë si kemi askujt dhe nuk kemi pse t'i frikësohemi dikujt. Përkundrazi, të tjerët duhet të na kenë frikën për shkak se kemi një ekip shumë të mirë dhe kemi një tifozëri, që besoj dhe shpresoj që sivjet do t'i shpërblejmë me trofe. E meritojnë këtë tifozët tanë, për shkak se edhe në stërvitje vijnë e na përkrahin", përfundojë Liridon Leci. Prishtina sfidën e parë të saj do ta ketë më 13 gusht, ku do të ndeshet pikërisht me njërin nga rivalët për titull, Feronikelin. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Superkupës së Kosovës, derisa do të luhet në stadiumin "Shahin Haxhiislami" në Pejë.

(Kosova Sot)