Arrihet marrëveshja rekorde, Pogba është i United-it (Foto)

  • 28 July 2016 - 11:19
Arrihet marrëveshja rekorde, Pogba është i United-it (Foto)

Tashmë nuk ka më dilema. Pau lPogba shumë shpejt do të bëhet një futbollist i ManchesterUnited. 

Sipas tabloidit britanik "The Sun", Juventusi dhe ManchesterUnitedi tashmë kanë arritur marrëveshje për Paul Pogban i cili pritet të kushtojë rreth 120 milionë paund.

"Djajtë e Kuq" do t'i paguajnë agjentit Mino Raiola, rreth 25 milionë euro. Në këtë mënyrë Pogba do të bëhet blerja më e shtrenjtë në histori, duke lënë pas Gareth Bale. 

Për të ky do të jetë një rikthim te United, pasi 4 vite më parë u largua për një shifër shumë të vogël për shkak se nuk bënte pjesë në planet e Ferguson.

(Kosova Sot)