Statistika të jashtëzakonshme të Xhakës në ndeshjen e parë me Arsenalin (Foto)

  • 29 July 2016 - 10:23
Statistika të jashtëzakonshme të Xhakës në ndeshjen e parë me Arsenalin (Foto)

Mesfushori kosovar Granit Xhaka mbrëmë ka debutuar me fitore 2-1 në fanellën e klubit të tij të ri, Arsenalit.

Atij i janë dashur vetëm 45 minuta për të treguar potencialin dhe arsyen pse u transferua në klubin londinez.

Xhaka u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen parasezonale që “Topçinjtë” e zhvilluan ndaj yjeve të ligës MLS.

Ai ishte më i miri për Arsenalin, ku nga 58 pasime, ishte i sakët 94.2 për qind, përkatësisht përqindja më e mirë në takim. 

(Kosova Sot)

xhaka