Balaj e Roshi protagonistë në Rusi

  • 30 July 2016 - 09:39
Balaj e Roshi protagonistë në Rusi

Dy futbollistët shqiptarë, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, duket se kanë pasur një impakt të menjëhershëm te Terek Grozny, pasi ata po tërheqin një vëmendje të madhe mediatike në klubin e tyre të ri. Së fundmi, dy futbollistët kuqezi kanë shijuar një vakt të vërtetë me kuzhinë çeçene në një restorant tradicional të këtij vendi, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Megjithatë, ajo që duhet vlerësuar më shumë është se dy futbollistët shqiptarë po cilësohen si shumë të rëndësishëm në ekipin rus dhe se nga ta adhuruesit e këtij klubi presin shumë.

Roshi e Balaj të dy në edicionet e fundit sikur kishin rënie pasi luanin në një kompeticion jo shumë të madh siç është ai në Kroaci dhe besohet se tash pas kalimit në Rusi, mundësia që të kthehen prapë në qendër të vëmendjes për klube të njohura është shumë e madhe.

Në Rusi përveç Balajt e Roshit luan edhe një tjetër shqiptar, Bernard Berisha që është pjesë  e Anzhi-t.

(Kosova Sot)