Benzema me probleme

  • 30 July 2016 - 10:24
Benzema me probleme

Sulmuesi madrilen, Karim Benzema po e shqetëson skuadrën e Real Madrid-it. Futbollisti francez mund t’ia ketë dalë të ishte gati për ndeshjen parasezonale të së mërkurës me PSG-në, por pas humbjes 3:1 me parisienët u kuptua se 28-vjeçari nuk është në ritmin e duhur dhe se do të mungojë në përballjen e së shtunës me Chelsea-n, pjesë e turit të verës që “Galaktikët” po zhvillojnë në Amerikën e Veriut.

Benzema po vuan nga një shqetësim në shpinë dhe ije, kështu që këtë fundjavë nuk do të rrezikohet në Michigan. Stafi mjekësor i klubit madrilen po monitoron gjendjen e sulmuesit, teksa ky i fundit me punon me teknikët e fitnesit dhe ka shpresa që të jetë gati për ndeshjen tjetër kundër Bayern-it. Takimi do të jetë një bashkim me ish-trajnerin Carlo Ancelotti dhe Zinedine Zidane shpreson që Benzema të luajë bashkë me Luka Modriqin, Sergio Ramos-in dhe James Rodriguez-in.

Këtë edicion, Benzema do të ketë konkurrencë për një vend në sulm, pasi Alvaro Morata iu bashkua skuadrës për 30 milionë euro. Përveç Benzema-s Real-in e shqetëson edhe ylli kryesor i ekipit, Cristiano Ronaldo i cili pësoi lëndim në gju në fanellën e Portugalisë në finale e Kampionatin Evropian dhe ende nuk është sqaruar sesa mund të mungojë.

(Kosova Sot)