Dënohet futbollisti anglez për “cicërimat” kundër homoseksualve

  • 23 August 2016 - 20:47
Dënohet futbollisti anglez për “cicërimat” kundër homoseksualve

Sulmuesi i Burnleyt, Andre Gray është dënuar nga autoriteti mbikqyrës i futbollit anglez për shkak të komenteve diskriminuese të bëra në rrjete sociale para katër vjetësh

Komentet e bëra nga sulmuesi i Burnley, Andre Gray nga 9 janari deri më 11 mars të vitit 2012 janë konsideruar homofobike. Komentet e kanë tërhequr vëmendjen të shtunën pasi “cicërimat” e postuara në “Twitter” janë ri publikuar nga të tjerët kur ai e shënojë golin e parë në ligën profesionale të futbollit anglez, shkruan rel.

Ekipi i tij Burnley fitojë me rezultat 2:0 kundër Liverpulit.

Gray më pas kërkojë falje për komentet e bëra para katër vjetësh në “Twitter”.

Shoqata e futbollit anglez e ka akuzuar të martën atë për sjellje të pahijshme me arsyetimin se komentet e tij kanë qenë “abuzive dhe apo ofenduese, të pahijshme...”

Gray ka thënë se “cicërimat janë postuar para katër vjetësh kur isha një person tërësisht ndryshe nga ai që jam sot”.

Ai ka insistuar se nuk është “absolutisht homofobik”, ndërsa ka kërkuar “falje për të gjithë ata që i kam ofenduar”.

Sezonin e kaluar, Andre Gray ka qenë golashënuesi më i mirë në ligën e dytë të futbollit anglez duke e ndihmuar ekipin e tij, Burnley që të kthehet në Ligën kryesore angleze për këtë vit.

(Kosova Sot)