Arbër Zeneli i thotë ‘PO’ Kosovës

  • 25 August 2016 - 08:36
Arbër Zeneli i thotë ‘PO’ Kosovës

Përparim Hetemaj refuzon të luajë kundër Kosovës.

Kjo është java vendimtare sa i përket kompletimit të ekipit të Kosovës. Këto ditë janë të fundit për futbollistët, të cilët paraqiten për Përfaqësuese të tjera, nëse duan të luajnë për Kosovën ose jo. Shumë nga Përfaqësueset kanë shpallur listat për miqësoret e 31 gushtit, ku figurojnë edhe disa futbollistë shqiptarë. Ekipi i Kosovës i drejtuar nga Albert Bunjaki do të mblidhet në fillim të muajit shtator, derisa ndeshja e parë do të jetë ndaj Finlandës më 5 shtator në Turku. Bunjaki është në kërkim të lojtarëve, derisa është shprehur se nuk do të japë emra, derisa në shpalljen përfundimtare të listës. 

Refuzon Suedinë për Kosovën Ndërkohë, emri i fundit i cili ka vendosur të luajë për Kosovën është Arbër Zeneli. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. "Po, Arbër Zeneli ka pranuar të luajë për Kosovën. Ai është lojtari i fundit që ka pranuar ftesën tonë pozitivisht, derisa jemi duke pritur edhe emra të tjerë. Sa u përket ftesave nuk ka diçka të re. Jemi në pritje të kompletimit të ekipit dhe përgjigjes nga FIFA, se cilët lojtarë kanë drejt të luajnë për Kosovën", ka thënë Shala për "Kosova Sot". Lajmi për Zenelin është dhënë edhe në të përditshme suedeze "Expressen". "Është lajm i trishtuar, ka ardhur si një rrufe për ne. Mendova se ishin vetëm thashetheme, por duket se është i vërtetë", ka thënë trajneri i përfaqësueses U21 të Suedisë, Hakan Ericson. Lajmi është konfirmuar gjithashtu edhe nga mediet tjera suedeze. Zeneli është futbollist i skuadrës holandeze, Heerenven. Në edicionin e fundit ai ka zhvilluar 17 ndeshje me Heereneven, duke shënuar.

katër gola dhe realizuar tre asistime. 21-vjeçari ka qenë pjesë e Suedisë U- 17, U-19 dhe U-21, kurse tani ka pranuar të luajë për Kosovën. Ditë më parë ftesën e Kosovës e kishin pranuar edhe Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala, Sinan Bytyqi dhe Amir Rrahmani. Dëshira e Hetemajt Ndërkohë, kundërshtari i Kosovës, Finlanda ka shpallur listën për ndeshjen e 5 shtatorit. Në këtë listë mungon mesfushori me përvojë, Përparim Hetemaj, por edhe futbollisti tjetër shqiptar Erfan Zeneli. Kjo ka rritur spekulimet se Hetemaj ka pranuar ftesën e Kosovës, por këtë e mohon përzgjedhësi i Finlandës, Katso Hans Backen. "Ai nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, që është vendlindja e tij. Është një situatë e vështirë dhe e kuptoj dhe respektoj vendimin e tij. Pas ndeshjeve kundër Gjermanisë dhe Kosovës, do ta diskutoj këtë temë me Hetemajn", ka thënë ai. Finlanda e zhvillon ndeshje miqësore me Gjermaninë në Monshengladbach më 31 gusht, para duelit me Kosovën më 5 shtator në Turku. Mediet finlandeze bëjnë të ditur se Hetemaj mund të luajë për Kosovën në të ardhmen. "Sipas 'iltasanomat.fi', Hetemaj pasi nuk është ftuar për ndeshjen e 5 shtatorit, ka të drejtën të zgjedhë Kosovën edhe pas këtij takimi.

"Sikur të ftohej tani, nuk do të mund të luante për Përfaqësuese tjetër, por tani mbetet ende mundësia e hapur për të zgjedhur Kosovën. Vetëm nëse luan një ndeshje kualifikuese të Botërorit, nuk mund të zgjedhë Kombëtaren tjetër për të luajtur në kualifikime të njëjta", shkruan sajti në fjalë. Vëllezërit Berisha Norvegjia gjithashtu ka bërë të ditur listën për ndeshjen miqësore kundër Bjellorusisë dhe ndaj Gjermanisë, që është kualifikuese për Botëror. Norvegjia në radhët e saj ka ftuar edhe vëllezërit Berisha. Vetoni luan në Greuther Furth, kurse Valoni në Salzburg. "Ata kanë vendosur. Ata janë të motivuar për të luajtur për Norvegjinë", ka deklaruar përzgjedhësi i Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo, për 'nettavisen'.

Lajmi u demantua nga Federata e Futbollit e Kosovës, por Norvegjia shpalli listën më 23 gusht, ku figurojnë edhe emrat e dy futbollistëve kosovarë. Një tjetër Berishë, i cili po shkëlqen, është Besart Berisha. Melbourne e fitoi takimin me shifrat 0:1 duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Kupës së Australisë. Berisha e realizoi golin e vetëm në minutën e 27-të me anë të një penalltie. Prej disa vitesh Besarti luan në Australi dhe është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm në shtetin e kangurëve. Përfaqësuesja e Kosovës po pret që ai të pranojë ftesën e trajnerit Bunjaki për të veshur fanellën e vendit të tij të origjinës. Berisha është aktivizuar më parë edhe me Shqipërinë. 

(Kosova Sot)