Shpërthen Zanetti, kritikon Icardin dhe Wandan

  • 25 August 2016 - 22:43
Shpërthen Zanetti, kritikon Icardin dhe Wandan

Javier Zanetti është dëgjuar pak të flasë, si në kohën kur ishte futbollist, por edhe tani që ka detyrën e zëvendëspresidentit të Interit.

Ikona e skuadrës zikaltër, Javier Zanetti si rrallëherë ka shpërthyer në deklarimet e tij, duke kërkuar të rrëzojë edhe alibitë e ditëve të fundit për humbjen në Verona.

Dhe shënjestra e ish-kapitenit të Interit erdhi direkt për portierin Handanoviç dhe kapitenin Icardi, në takimin e drejtuesve zikaltër me tifozët.

“Nuk ka alibi për humbjen në Verona. As për kondicionin fizik të skuadrës. Shumë skuadra kanë bërë turne në Amerikë apo vende të tjera të botës dhe do të ishte më mirë që futbollistët të vazhdojnë të stërviten, pa kërkuar alibi në politikat e klubit ”, u shpreh Zanetti për deklaratat e Handanoviç se turnetë e kanë dëmtuar skuadrën.

“Rreth tij ka pasur shumë lojëra mediatike, por klubi është shprehur qartë që është i pashtishëm. Për kontratën e tij do të flasim më vonë, Mauro duhet të përqendrohet në fushë dhe në detyrën e tij si kapiten”, deklaroi Zanetti. 

(Kosova Sot)