Mourinho i prin listës së 11 trajnerëve më të paguar të Evropës

  • 26 August 2016 - 10:08
Mourinho i prin listës së 11 trajnerëve më të paguar të Evropës

Këtë edicion, Liga Premiere është kampionati i yjeve të pankinës. Jo vetëm sepse aty ndodhen Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, por sepse mund të gjesh edhe emra, si: Antonio Conte, Jurgen Klopp dhe Arsene Wenger. Duke qenë se janë më të mirët, sigurisht që paguhen më shumë, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

“The Sun” ka bërë një renditje të trajnerëve më të paguar të Evropës dhe 7 prej tyre punojnë në Angli. Renditja e 11 trajnerëve më të paguar është kjo: Mourinho   (Manchester United)17,6 milionë euro; Guardiola (Manchester City) 17,6; Ancelotti (Bayern) 10,56; Wenger (Arsenal) 9,97; Klopp    (Liverpool)  8,21; Conte (Chelsea) 7,62; Pochettino (Tottenham) 6,45; Zidane (Real Madrid) 5,28; Simeone (Atletico Madrid) 5,16; Benítez (Newcastle) 4,7; Allegri (Juventus) 4,1.

(Kosova Sot)