Spanja publikon listën e lojtarëve, përjashton dy yje legjendarë

  • 26 August 2016 - 13:03
Spanja publikon listën e lojtarëve, përjashton dy yje legjendarë

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Ajo që bie në sy është përjashtimi i dy yjeve të skuadrës si Iker Casillas dhe Cesc Fabregas të cilët nuk janë grumbulluar nga Lopetegui.

Një surprizë është edhe grumbullimi i talentit të Atletico Madridit, Sauli Niguez.

Kjo është lista e lojtarëve të ftuar nga Spanja:

Portier: De Gea, Reina y Adrián

Mbrojtës: Ramos, Piqué, Bartra, Sergi Roberto, Carvajal, Javi Martínez, Jordi Alba, Azpilicueta

Mesfushor: Saúl, Marco Asensio, Busquets, Thiago, Koke, Silva, Mata, Lucas Vázquez,

Sulmues: Alcácer, Nolito, Morata, Costa y Vitolo

(Kosova Sot)