Tierri Henri i rikthehet futbollit

  • 26 August 2016 - 19:15
 Tierri Henri i rikthehet futbollit

Ish-sulmuesi i Francës dhe Arsenalit, Tierri Henri, do t’i rikthehet botës së futbollit pasi është vendosur që të jetë zëvendëstrajneri i kombëtare belge.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Belge e Futbollit, që bën me dije se Henri do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Roberto Martinez në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Sfida e tyre e parë do të jetë miqësorja ndaj Spanjës me 1 shtator, për të vazhduar më pas me Qipron, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit.

Në listën e publikuar për këto dy sfida, trajneri Martinez nuk ka grumbulluar kapitenin Vinsent Kompani për shkak të dëmtimit dhe Adnan Januzajn për të cilin flitet se do të kalojë të përfaqësuesja e Kosovës.

(Kosova Sot)