Conte pesimist: Nuk e di se a mund të fitojmë tituj këtë vit

  • 26 August 2016 - 21:32
Conte pesimist: Nuk e di se a mund të fitojmë tituj këtë vit

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, e ka pranuar se është pesimist për zotësinë e Chelsea për të fituar Premier League këtë sezon.

Me vetëm N’Golo Kante dhe Michy Batshuayi të transferuar te Chelsea deri më tani këtë sezon, Conte është i frustruar dhe i pasigurt nëse i ka lojtarët e duhur për ta luftuar për titull.

“Duhet patjetër ta jem i sinqertë, mendoj se do ta kemi problem t’i arrijmë synimet tona,” tha Conte.

“Por, duhet të mendojmë si të punojmë dhe të përmirësohemi çdo ditë,” shtoi ai

(Kosova Sot)