Anceloti i lumtur për Bayernin e tij: Luajtëm thjeshtë

  • 27 August 2016 - 09:36
Anceloti i lumtur për Bayernin e tij: Luajtëm thjeshtë

Bajerni i Mynihut e ka nisur fuqishëm sezonin e ri  dhe trajneri Karlo Anceloti është i lumtur me fitoren e thellë ndaj Verder Bremen me rezultatin tenistik, 6 me 0.

Trajneri i bavarezëve është shumë i lumtur me startin e ekipit, ndërsa thotë se nuk ka bërë shumë ndryshime nga loja që ka bërë më parë Pep Guardiola.

“Ne kemi bërë një fillim shumë të mirë të ndeshjes dhe kemi shënuar shumë shpejt, ndërsa e kemi kontrolluar lojën. Jam shumë i lumtur, kjo është një paraqitje shumë e mirë nga ekipin im”, ka deklaruar trajneri italian.

“Në fakt, unë kam ndryshuar shumë pak në këtë ekip, ky është vetë një ekip i madh. Ne vetëm u përpoqëm të luanim në mënyrë të thjeshtë”, ka theksuar ish-trajneri i Milanit, Çelsit dhe Realit të Madridit.

(Kosova Sot)