Ince: Hazard mund t’ia fitojë titullin Chelseas

  • 28 August 2016 - 13:43
Ince: Hazard mund t’ia fitojë titullin Chelseas

Paul Ince, ish reprezentuesi i Anglisë, e ka lavdëruar yllin e Chelseas, Eden Hazard

Ish mesfushori i Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, Paul Ince beson se Eden Hazard është lojtari më i mirë në Premierligë. Ai mendon se belgu është çelësi i Chelsea për ta fituar titullin  në Premierligë.

"Unë në fakt mendoj se, ju e dini se ne të gjithë flasim për Manchester Unitedin, Manchester City, po ju them tani kështu si po luan Hazard, ai është lojtari më i mirë në Premierligë," tha Ince për BT Sport

 "Nëse keni lojtarin më të mirë në Premierligë, ju keni marrë një shans për të fituar titullin”, ka theksuar Inc, i cili në të kaluarën ka drejtuar skuadrat si: Blackburn, Notts County dhe Blackpool. 

(Kosova Sot)