Debatik Curri kundër Kosovës

  • 28 August 2016 - 14:09
Debatik Curri kundër Kosovës

Debatik Curri, mbrojtësi i Prishtinës, ka bërë të ditur se asnjëherë nuk do ta linte Kombëtaren shqiptare për Kosovën.

Ditëve të fundit Kosova ka ‘transferuar’ nga Kombëtarja shqiptar katër futbollistë: Milot Rashicën, Amir Rhmanin, Herolind Shalën dhe Alban Mehën.

Por, ish lojtari i ekipit kuqezi, Debatik Curri ka dhënë një deklaratë bombë për ‘Panorama Sportin’. Ai ka bërë të ditur se  asnjëherë nuk do ta linte Kombëtaren shqiptare për Kosovën.

“Nëse do të isha unë, nuk do ta kisha ndryshuar kurrë Kombëtaren shqiptare. Që kur kam qenë fëmijë, e kam mbrojtur këtë flamur dhe e kam dëshiruar gjithmonë, ndaj nuk do të kishte asnjë arsye që të më bënte të refuzoja flamurin kuqezi. Por, sepse gjithmonë ka një të tillë, nuk gjykoj askënd për vendimin që merr’, ka deklaruar ai.

Curri mendon se asnjë lojtarë i Kombëtares nuk do të largohet nga Kombëtarja kuqezi në drejtim të Kosovës.

“Jo, nuk besoj. Nuk do të ketë problem. Megjithëse nuk jam unë ai që duhet të them nëse do të ketë të tjerë që largohen nga Kombëtarja, pasi ajo është zgjedhje personale e gjithsecilit, mendoj që nuk do të ketë më të larguar. Këta futbollistë që janë aktualisht pjesë e Kombëtares shqiptare, sipas meje, do të qëndrojnë aty”, ka theksuar ai. 

(Kosova Sot)