Zyrtare: Todorov trajner i ri i KB Peja

  • 29 August 2016 - 14:08
Zyrtare: Todorov trajner i ri i KB Peja

​KB PEJA vazhdon traditën e sjelljes së trajnerëve më të mirë që kanë ardhur në Kosovë.

KB Peja ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me trajnerin e mirënjohur maqedonas, Aleksandar Todorov.

Lajmi është bërë përmes faqes së tyre zyrtare.

“Ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë me trajnerin e mirënjohur maqedonas, Aleksandar Todorov.

Todorov njihet si një trajner mjaftë i suksesshëm i cili ka udhëhequr skuadra të rëndësishme si: MZT Aerodrom, Ankara Basket, Rilski Sportist, Balkan Botevgrad dhe Dinamo Bukuresht.

Todorov ka arritur të fitoj 2 Kupa të Maqedonisë, një titull kampioni dhe Kampion i Ligës Balkanike.

Alexsandar Todorov dhe kryesia e klubit kanë punuar së bashku një projekt për sezonin 2016/17 dhe nga nesër do ju njoftojmë me lojtarë e kësaj sezone me të cilët do kemi qëllim të fitojmë Kampionatin, Kupën dhe Balkan League.

Mire se vjen Todorov!”. 

(Kosova Sot)